Depay largohet nga Evropa dhe befason të gjithë me klubin e tij të ri

Futboll

Depay largohet nga Evropa dhe befason të gjithë me klubin e tij të ri

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 08:58
Memphis Depay

Sulmuesi holandez Memphis Depay ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Corinthians, ka konfirmuar klubi brazilian.

Depay u largua nga Atletico Madrid në korrik, dhe ai vjen në klub nga Sao Paulo si agjent i lirë.

Edhe pse klubi nuk ka bërë të ditur detajet e kontratës, mediat braziliane thonë se ajo kap vlerën e 12.5 milionë dollarëve.

30-vjeçari me përvojë e filloi karrierën e tij në PSV Eindhoven, dhe luajti për Lyon, Barcelona dhe Manchester United.

Sezonin e kaluar ai luajti për Atletico Madrid, duke bërë 31 paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar nëntë gola.

Meqë ra fjala, ai bëri 98 paraqitje për kombëtaren holandeze dhe shënoi 46 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat