Derbi i Londrës së Veriut, për herë të parë jashtë Mbretërisë së Bashkuar

Futboll

Derbi i Londrës së Veriut, për herë të parë jashtë Mbretërisë së Bashkuar

Më: 31 mars 2025 Në ora: 17:21
Derbi i Londrës së Veriut

Derbi i Londrës së Veriut mes Arsenalit dhe Tottenhamit do të zhvillohet për herë të parë jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Të dyja skuadrat njoftuan këtë të hënë se do të përballen në stadiumin e sapo inauguruar ‘Kai Tak’ në Hong Kong, më 31 korrik. Ndeshja do të jetë pjesë e festivalit të futbollit në Hong Kong.

Liverpooli dhe Milani do të luajnë në të njëjtin stadium pesë ditë më herët.

Në këtë sezon, skuadra e Mikel Artetës ka fituar të dyja ndeshjet e derbit në Premier League.

‘Kai Tak’, me një kapacitet prej 50 mijë vendesh, u inaugurua zyrtarisht më 1 mars. Kostoja e kompleksit modern sportiv ka tejkaluar 3 miliardë euro.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat