Rice shpartallon Real Madridin! Bayerni shokohet nga Interi

Futboll

Rice shpartallon Real Madridin! Bayerni shokohet nga Interi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 prill 2025 Në ora: 20:35 Përditësuar në ora: 22:52 më 08.04.2025
Arsenali feston

Arsenali e Interi festojnë

Futbollisti Declan Rice është trim i ndeshjes, me dy gola nga gjuajtjet e lira ka shpartalluar Real Madrdiin.

Arsenali i ka dhënë leksion kampionit në fuqi të Evropës, Real Madridit, duke e mundur me rezultat 3:0 në takimin që u zhvillua në stadiumin “Emirates”.

Kryefjala e ndeshjes padyshim se është Declan Rice duke e shtangur Realin e Carlo Ancecotti.

Ndeshjet 

Arsenali - Real Madridi 3:0 (0:0)
Bayerni - Interi 1:2 (0:1)

Tre gola në pjesën e dytë, dy nga Declan Rice.   

Në minutën e 58-të, futbollisti Declan Rice nga rreth 25 metra, ka dërguar goditje mjeshtërore nga gjuajtja e lirë, duke shënuar në këndin e majtë ku portieri Courtois ka qenë i pafuqishëm.

Në minutën e 67-të, Martinelli në rast ideal por Cuurtois si trim i vërtetë e shpëton portën e tij, pastaj Merino por prapë portieri nuk mposhtet. 

Nuk vonoi shumë dhe bie goli i radhës pikërisht në minutën e 70-70-tël. Declan Rice nga gjuajtja e lirë shënoi eurogol. Ai nga rreth 25-26 metra goditi me mjeshtri e në këndin e epërm të majt mu ku bashkohen shtyllat.

Në minutën e 75-të, Merino brenda 16-shit e me goditje të bukur nga 15 metra realizoi në këndin e djathtë, 3:0.

Interi ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Bayernit në Munih.

Bayerni si vendas u shokua nga lideri i Italisë.

Për Interin shënuan  Martinez (38’) e Frattesi (88’) dhe për Bayernin Muller (85’).

Bayerni në presion

(E plotësuar) - 88' Frattesi shënon për Interin, 1:2.

85' Thomas Muller shënon për Bayernin, 1:1.

80' Reali po pëson debakël.

75' Merino brenda 16-shit e me goditje të bukur nga 15 metra realizoi në këndin e djathtë, 3:0.

, 73' Arsenali po tregon lojë të madhe ndaj kampionit në fuqi të Evropës.

Ndeshjet 

Arsenali - Real Madridi 3:0 (0:0)
Bayerni - Interi 1:2 (0:1)

70’ Declan Rice nga gjuajtja e lirë shënoi eurogol. Ai nga rreth 25-26 metra goditi me mjeshtri e në këndin e epërm të majt mu ku bashkohen shtyllat.

67’ Martinelli në rast ideal por Cuurtois si trim i vërtetë e shpëton portën e tij, pastaj Merino por prapë portieri nuk mposhtet. 

66' Reali po mbrohet mirë.

58' Futbollisti Declan Rice nga rreth 25 metra, ka dërguar goditje mjeshtërore nga gjuajtja e lirë, duke shënuar në këndin e majtë ku portieri Courtois ka qenë i pafuqishëm.58' Arsenali ka shtuar presionin.

54' Atmosferë drithëruese në Londër.

48' Ndeshje të forta.

Përfundojnë pjesët e para.

45' Minutat e fundit të pjesës së parë.

43' Reali herë pas here i rrezikshëm.

38' Martinez  kaloi në epërsi Interin.

34' Nuk ka gola deri me tash.

31’ Kylian Mbappe goditi duket sikur po shkon poshtë në mes të portës, por David Raya ka bërë një pritje të shkëlqyer.

27' Si në Munih si në Londër, ndeshje të luftuara.

24 Reali ka presionin.

20' Ndeshje të forta.

17' Arsenali po tregohet më i rrezikshëm.

13’ Thomas Partey (Arsenal) tenton të shënojë pranë 16-shit. Përpjekja e tij e ulët drejt mesit të portës e shpëton Thibaut Courtoisin.

10' Arsenali po trefon lojë të mirë.

6' Nuk ka gola as në Muniih as në Londër.

3' Kush më i forti?

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati

Interi ka presionin

Bajern Mynih dhe Interi do të luajnë nga ora 21:00 një nga duelet çerekfinale në Champions.

Sfida e parë në Gjermani vendos përballë dy klube gjigante në Europë.

Të dyja skuadrat vijnë të qetë përsa i përket kampionateve respektive. Bajerni kryeson në Gjermani dhe Interi në Itali.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Kujtojmë se Kristjan Asllani është i pezulluar për këtë ndeshje.

FORMACIONET ZYRTARE

Bajern Mynih: Urbig; Laimer, Dier, Kim, Stanisiç; Kimish, Goretzka; Olise, Guerreiro, Sane, Kejn

Trajner: V. Kompani

Inter: Somer; Bastoni, Açerbi, Pavard; Augusto, Mkitarjan, Çalhanoglu, Barela, Darmian; Turam, L. Martinez

Trajner: S. Inzagi.

Reali apo Arsenali?

Real Madrid ka publikuar formacionin zyrtar, dy orë para ndeshjes me Arsenalin. Madrilenët do të luajnë në Angli sfidën e parë çerekfinale të Champions.

Ançeloti ka vendosur të bëjë plot gjashtë ndryshime nga ndeshja e fundit me Valencian. Sfida me këto të fundit u humb në kampionat.

“Katër Fantastikët” janë gati nga minuta e parë. Vinicius, Mbape, Bellingam dhe Rodrigo do të jenë aty për të treguar potencialin atyre. Spektakli nis në orën 21:00 dhe është i gjithi për t’u shijuar.

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid: Kurtua; Alaba, Asensio, Rudiger, Valverde, Modriç, Bellingam, Kamavinga, Rodrigo, Mbape, Vinicius

Trajner: Karlo Ançeloti

Arsenal: Raja; J. Timber, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli; Odegard, Partej, Rajs; Saka, Merino, Martineli.

Real e Arsenal, të dyka ekipet vijnë me mungesa të shumta

Sonte do të luhen ndeshjet e para të sfidave çerekfinale në Champions League. Në “Emirates”, Arsenali pret kampionin në fuqi të Europës, Real Madridin.

Të dyka ekipet vijnë me mungesa të shumta, por në sfida si kjo nuk ka nevojë për motivim, kushdo që luan, është i detyruar të japë më të mirë në fushë.

Për “Topçinjtë” mungojnë për shkak dëmtimi Calafiori, Gabriel Magalhaes, Gabriel Jesus, Havertz dhe Tomiyasu, ndërsa Sterling mungon për shkak kartonash. Te “Los Blancos” mungojnë për shkak dëmtimi, Carvajal, Ceballos, Militao, Lunin dhe Mendy, ndërsa Tchouameni mungon për shkak kartonash.

Arsenal:Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Partey, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli, Merino.

Real Madrid: Courtois, Valverde, Asencio, Rüdiger, Alaba, Modrić, Camavinga, Bellingham, Rodrygo, Mbappé, Vini Jr.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich pret Interin. E njëjta situatë është edhe këtu, ku bavarezët vijnë me shumë mungesa për shkak dëmtimesh. Buchman, Coman, Davies, Hiroki Ito, Musiala, Neuer, Pavlovic, Upamecano, të gjithë mungojnë për arsye dëmtimi. Situata tek Inter është poak më ndryshe, mungon Asllani për shkak kartonash, ndërsa për shkak dëmtimi mungojnë Dumfries, Taremi dhe Zielinski.

Bayern: Urbig; Stanisic, Dier, Kim; Laimer, Goretzka, Kimmich, Guerreiro; Olise, Kane, Sane.

Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Thuram, Lautaro Martínez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat