Barcelona jep lajmin e keq

Futboll

Barcelona jep lajmin e keq

Më: 20 prill 2025 Në ora: 13:33
Logo e Barcelonës

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar lëndimin e Robert Lewandowskit.

Sulmuesi polak kësisoj do të mungojë në finalen e Copa del Rey kundër Real Madridit, e cila zhvillohet me 26 prill.

Lewandowski ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Celta Vigos, ku Barcelona fitoi me rezultat 4-3.

”Testet e kryera të dielën kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Robert Lewandowski ka një dëmtim gjysmë tendinoz të majtë. Kthimi i tij do të përcaktohet nga përparimi i tij.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas asaj që raporton ”SER” Lewa do të jetë jashtë fushave për tre javë, ku do të humbas edhe ndeshjet gjysëmfinale ndaj Interit në Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat