Real Madrid siguron për 60 milionë euro mbrojtësin

Futboll

Real Madrid siguron për 60 milionë euro mbrojtësin

Më: 15 maj 2025 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Marrëveshja është në rrugë të mbarë, madje pothuajse e përfunduar. Dean Huijsen po i afrohet gjithnjë e më shumë bashkimit me Real Madrid, sipas konfirmimeve që vijnë nga gazetari i njohur i merkato, Fabrizio Romano.

Ai ka zbuluar se klubi i Florentino Perez ka vendosur të bëjë një lëvizje për mbrojtësin 20-vjecar spanjoll, duke aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e tij me Bournemouth, me vlerë gati 60 milionë euro. Lojtari pritet të debutojë që në botërorin e klubeve.

Real Madrid e informoi Bournemouth për këtë dëshirë dhe klubi anglez pranoi kushtet e paraqitura nga “los blancos”. Shuma e mësipërme do të ndahet në disa këste dhe do të paguhet deri në fund të vitit 2026.

Marrëveshja është nënshkruar midis klubeve, tani e vetmja gjë që mungon është drita jeshile përfundimtare për të vazhduar me procedurat dhe mbyllur marrëveshjen. Huijsen gjithmonë i ka dhënë përparësi një transferimi te Real Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat