Kur Fadil Vokrri nuk duroi e hodhi në tokë Millosh Driziqin! Serbët e Nishit çarten

Futboll

Kur Fadil Vokrri nuk duroi e hodhi në tokë Millosh Driziqin! Serbët e Nishit çarten

Nga: K. Goca Më: 15 qershor 2025 Në ora: 11:34
Pamje

Kapiteni Fadil Vokrri ishte i pakapshëm dhe nuk e duroj provokuesi i Radniçkit të Nishit, Millosh Driziq.

Vokrri me një lëvizje dhe me bërryl e hodhi në tokë provokuesin Driziq midis të Nishit!

Kjo ndodhi në edicionin 1984-1985, ndërsa Driziqi shkarravitej në tokë.

Një fakt intresant është se reagon edhe Zoran Batroviqi për të qetësuar Vokrrin por ky i fundit as do me dëgjuar, ndërhyn edhe Fadil Muriqi.

Situata qetësohet por në anën tjetër dëgjohen se si brohorasin tifozët serbët në Nish. 

Serbët u çarten nga ky veprim i kapitenit të Prishtinës, Vokrri.

Kjo ishte ndeshja e javës së 9-të (28 tetor, 1984), Radniçki – Prishtina 1:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat