Xabi Alonso e nis me kritik

Futboll

Xabi Alonso e nis me kritik

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 16:57
Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold duhet të përmirësohet. Trajneri Xabi Alonso i ka komunikuar dy pika të dobëta mbrojtësit anglez, i transferuar te Real Madrid me parametra zero nga Liverpool.

Gazeta madrilene AS publikoi një raport mbi paraqitjen e mbrojtësit në seancat e para stërvitore.

Fizikisht ai është thuajse më i miri në skuadër.

Trajneri Xabi Alonso është befasuar nga aftësia e djaloshit për të goditur nga këndet. Po cilat janë dy problemet e tij? Alonso i ka thënë se duhet të përmirësojë mbrojtjen. Sipas tij, Arnold ka mangësi në duelet një kundër një.

Pika e dytë është përqendrimi. Alonso i ka komunikuar se ai lëviz shumë, por shpesh pa asnjë ide. Duhet që me kalimin e javëve të jetë më i përkushtuar duke luajtur për ekipin dhe jo duke u fokusuar te vetja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat