Klopp komenton vendimin e Wirtz

Futboll

Klopp komenton vendimin e Wirtz

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 13:24
Klopp

Ish-trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp ka komentuar vendimin e Florian Wirtz për tu bashkuar me Liverpulin.

Ai thotë se sulmuesi gjerman ka bërë një zgjidhje shumë të mirë dhe beson se do të shkëlqej me fanellën e ”redsave”.

“Do të jetë vërtet, vërtet fantastike, jam i sigurt për këtë. Liverpooli është një ekip fantastik dhe ata ishin të shkëlqyer edhe sezonin e kaluar. Është shumë e vështirë të forcohesh kur je kampion, por Liverpooli ia ka dalë mbanë.

Ata kanë nënshkruar me një talent të jashtëzakonshëm, Florian Wirtz .

Mezi pres ta shoh. Do të jetë mirë.”, ka deklaruar Kopp.

Kujtojmë që Liverpuli ka paguar 150 milionë euro për transferimin e Wirtz nga Bayer Leverkusen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat