Partizani kalon me sukses testin e parë miqësor

Futboll

Partizani kalon me sukses testin e parë miqësor

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 20:29
Partizani

Partizani është rikthyer ditën e sotme me një fitore bindëse në një miqësore përballë Rabotniçkit.

“Demat e kuq” kanë arritur të triumfojnë përballë maqedonasve me shifrat 3:0.

Golin e parë në këtë takim, e realizoi Albers Keko që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Pak minuta më vonë ishte Xhuliano Skuka që dyfishoi shifrat për Partizanin.

Goli i tretë i Garcias në pjesën e dytë vulosi gjithçka duke lënë të pashpresë maqedonasit. Një fitore inkurajuese kjo për Partizanin pak ditë përpara nisjes së rrugëtimit europian përballë Kajlus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat