Bayern ka gati planin B

Futboll

Bayern ka gati planin B

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 15:14
Diaz

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool.

Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin kolumbian.

Sipas mediave gjermane, bavarezët kanë rënë dakord për kushtet personale me lojtarin, por nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët me Liverpool-in. Nëse nuk arrit dot deri në fund të merkatos transferimin e Luis Diaz, Bayern ka një plan B.

Përveç Luis Diaz, bavarezët po ndjekin edhe mesfushorin e ri, Malick Fofana, që luan te Lyon. Belgu u transferua verën e kaluar nga Gent te Lyon për 20 milionë euro dhe aktualisht vlera e tij në treg nëse i referohemi Transfermarkt.com është 30 milionë euro.

Gjithsesi dëshira e parë dhe kryesore e Bayern është Luis Diaz, por në rast dështimi të negociatave me Liverpool, bavarezët do hidhen në “sulm” për transferimin e Malick Fofana nga Lyon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat