Tudor merr me vete edhe të padëshiruarit

Futboll

Tudor merr me vete edhe të padëshiruarit

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Juventusi do të zhvillojë në ditët e ardhshme një fazë përgatitore në Gjermani. Bardhezinjtë do të zhvendosen deri më datë 9 gusht në Herzogenaurah, qendrën e Adidas në Gjermani, ku do të vijojnë përgatitjet për këtë edicion.

Përgatitje të cilat do të mbyllen me miqësoren me datë 10 gusht ndaj Borusia Dortmund para kthimit në Itali.

Klubi bardhezi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë fazë përgatitore dhe bie në sy fakti se në të janë të gjithë, edhe lojtarë të cilët pritet t’i japin lamtumirën Juventusit në ditët në vijim si Ueah, Duglas Luiz, Artur apo Vlahoviq.

LISTA

PORTIERË: Perin, Pinsoljo, Di Gregorio, Skalja.

MBROJTËS: Bremer, Gati, Kelli, Kalulu, Rugani, Kabal, Djalo, Rouhi, Zhil.

MESFUSHORË: Lokateli, Artur, Kopmainers, MekKeni, Axhiç, Kostiç, Turam, Mireti, Zhoao Mario, Duglas Luiz, Kambiaso,

SULMUES: Vlahoviç, Konseisao, Jilldiz, Niko Gonzalez, Ueah, David, Pietrelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat