31-vjeçar nga Korea e Jugut, Pogradeci “fortifikon” mesfushën

Futboll

31-vjeçar nga Korea e Jugut, Pogradeci “fortifikon” mesfushën

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 14:50
Do-hyun Kim

Pasi u afruan më shumë se kurrë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore,

Pogradeci do të jetë konkurrues edhe këtë sezon. Klubi liqenor ditën e sotme ka përforcuar repartin e mesfushës me një transferim.

Bëhet fjalë për koreano-jugorin, Do-hyun Kim i cili është transferimi më i ri i Pogradecit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra liqenore nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet 31-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat