Donnarumma vazhdon të stërvitet larg skuadrës

Futboll

Donnarumma vazhdon të stërvitet larg skuadrës

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 12:40
Gianluigi Donnarumma

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, po stërvitet larg pjesës tjetër të skuadrës së parë, ndërsa pret që e ardhmja e tij të zgjidhet. Një numër klubesh kanë shqyrtuar kushtet e një marrëveshjeje.

Por, me 10 ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, ende nuk ka asnjë qasje zyrtare as ndaj klubit dhe as ndaj përfaqësuesve të tij.

Situata e portierëve në klubet e interesuara do të duhet të ndryshojë që të bëhet ndonjë qasje.

PSG është shprehur i hapur për një largim të portierit të kombëtares italiane dhe se dëshiron 40 milionë euro.

Ai ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij, ndaj ky çmim ka të ngjarë të bjerë sa më vonë të jetë afati kalimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat