Flamurtari prezanton fanellën e dytë për sezonin 2025/26

Futboll

Flamurtari prezanton fanellën e dytë për sezonin 2025/26

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 17:20
Pamje

Flamurtari do të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore mbrëmjen e sotme ku do të përballet me Elbasanin.

Verdheblutë do të presin ekipin vlonjat në “Elbasan Arena” në orën 20:00.

Por përpara se të dalë në fushë, Flamurtari pak më parë ka prezantuar dhe fanellën e dytë për sezonin 2025/26. Legjenda e kuqezinjve dhe njëkohësisht drejtori i tyre, Alfred Ferko, është imazhi i cili ka veshur uniformën e dytë të sezonit të ri.

Në partneritet me brandin e njohur Adidas, Flamurtari do të luajë me fanellë të bardhë me një dizanj të veçantë në ndeshjet jashtë shtëpisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat