Mërgim Vojvoda me Como-n heshtin Lazio-n

Futboll

Mërgim Vojvoda me Como-n heshtin Lazio-n

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2025 Në ora: 20:19
Mërgim Vojvoda feston me shokë

Skuadra e Como-s e ka nisur furishëm edicionin e ri në Serie A. 

Como e ka mposhtur me rezultat 2:0 Lazio-n, në ndeshjen hapëse.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është paraqitur nga minuta e parë për Como-n, duke dhënë kontribut të madh. Golat i realizuan Douvikas (47') e Paz (73').

Como merr tre pikë në hapje duke tronditur skuadrën nga Roma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat