Sulmuesi i Kombëtares U-21 i jep kualifikimin skuadrës së tij

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares U-21 i jep kualifikimin skuadrës së tij

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 17:10
Elmedin Rama

Elmedin Rama ka shënuar golin e parë për edicionin e ri me Pardubice.

Dhe ishte mjaft vendimtar, pasi u siguroi këtyre të fundit kualifikimin në fazën 1/16 të Kupës së Çekisë.

Pardubice fitoi 1 me 2 përballë Ceska Lipa. Vendësit shënuan të parët, ndërsa Pardubice gjeti forcën për të reaguar.

Baraspesha u vendos me autogol në pjesën e parë. Përmbysja erdhi me golin e Elmendin Ramës në minutën e 65-të.

Rama është pjesë e Shqipërisë U-21 ku numëron edhe një gol. 20-vjeçari është i huazuar nga Slavia e Pragës te Pardubice.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat