Situatë e pakuptimtë me Nedim Bajramin

Futboll

Situatë e pakuptimtë me Nedim Bajramin

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 14:07
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami është përballur me një situatë të pakuptimtë në Skoci. Pasi shënoi gol në Kupë(16 gusht) me Rejnxhërs, nuk u bë pjesë e skuadrës në tre ndeshjet e radhës zyrtare.

Kështu Bajrami humbi rreth dy javë me ekipin, ndërsa gjithçka duket se po merr tjetër rrjedhë. Pas ftesës nga Silvinjo në Kombëtaren shqiptare, fantazisti është rikthyer sërish në skuadër.

Sot qëndron i gatshëm në stol, ndërsa luhet ndeshja delikate me Sëlltik. Sfida është e vlefshme për javën e katërt të kampionatit.

Deri tani Rejnxhërs ka vuajtur në grumbullimin e pikëve. Përgjatë tre javëve të kaluara ka grumbulluar vetëm 3 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat