Shpërthen media suedeze pas humbjes nga Kosova

Futboll

Shpërthen media suedeze pas humbjes nga Kosova

Nga: K.Goca Më: 8 shtator 2025 Në ora: 22:58
Suedia

Suedezët dot nuk e përtypin humbjen në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës i ka shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Suedisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Griupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

“Suedia po eliminohet pas katastrofës në Kosovë! në kualifikueset të Kupës së Botës”, shkruan media suedeze “sportbladet”

“Suedia është shumë e dobët në mbrojtje. Nuk mund të hysh brenda me kaq shumë lojtarë kur nuk mund ta fitosh topin”, - thotë eksperti i “Radiosporten”, Johan Elmander.Suedia tani ka vetëm një pikë në dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës.

Gazetari i Sportbladet, Simon Bank, ka shkruar se me këtë humbje Suedia ka humbur dinjitetin.

“Pas kësaj mbrëmjeje në Prishtinë, nuk do të flasim më për Kupën e Botës.

Do të flasim për baziken, si të luajmë futboll në përgjithësi.

Të humbësh ndeshjet është një gjë.

Të humbësh dinjitetin sikur tani është diçka krejt ndryshe”, ka shkruar Bank 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat