Artin Kurtaj, një emër që premton shumë 

Futboll

Artin Kurtaj, një emër që premton shumë 

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2025 Në ora: 20:07
Artin Kurtaj

Futbollisti i talentuar, Artin Kurtaj, një emër që premton shumë.

Javën që e lamë pas debutoi në fanellën e Ferizajt në përballje me Dukagjinin e Klinës, në kuadër të javës së 4-të të Superligës së Kosovës.

Ferizaj pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Dukagjini. 

“Artin Kurtaj, 17 vjeç, debutoi në Superligë me skuadrën tonë, FC Ferizaj, në ndeshjen kundër KF Dukagjinit.

Kjo paraqitje e parë është një hap i rëndësishëm për të, ndërsa ne i urojmë shumë suksese dhe zhvillim të mëtutjeshëm në karrierën që e pret përpara sulmuesin tonë”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat