Zvicra ka ftuar tre lojtarë shqiptarë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.
E veçanta është se e ka ftuar futbollistin që e la Shqipërinë.
Është fjala për Adrian Bajramin.

Lista
Në fakt, Zvicra e ka ftuar menjëherë Bajramin kur kihet parasysh se dy futbollistë si Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, i janë bashkuar kombëtares së Kosovës.
Në listë e Zvicrës janë kapiteni Granit Xhaka e Andi Zeqiri.
Zvicra me tre shqiptarë do të luajë dy ndeshje në udhëtim në kuadër të kualifikimeve me Suedinë në 10 tetor dhe në 13 tetor me Slloveninë.