Zbulon pse e aktivizon Zhegrovën shumë pak minuta

Futboll

Zbulon pse e aktivizon Zhegrovën shumë pak minuta

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 18:19
Edon Zhegrovës

Kosova barazoi në “Fadil Vokrri” 0-0 ndaj Sllovenisë, ndërsa nesër do të luajë në transfertën delikate ndaj Suedisë, një ndeshje që do të vendosë fatin e grupit, përsa i përket vendit të dytë, pasi vendi i parë është i siguruar nga Zvicra.

Në një intervistë para ndeshjes me Suedinë, Franco Foda zbulon arsyen e vërtetë pse nuk po e aktivizor Edon Zhegrovën si titullar.

“Zhegrova është një lojtar i klasit të parë, por nuk duhet të anashkalojmë faktin se ai nuk ka luajtur që nga janari. Ai ishte i lodhur pas seancës së fundit stërvitore dhe duhet trajtuar me kujdes”, tha Foda.

Në ndeshjen ndaj Sllovenisë, Zhegrova u aktivizua vetëm në minutat e fundit.

Edhe nesër ndaj Suedisë, Zhegrova pritet ta nisë nga stoli. Po ashtu, edhe te Juventus, Zhegrova ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar.

Trajneri Igor Tudor ka thënë se Zhegrova ka ende nevojë për të rikuperuar veten plotësisht dhe nuk është gati akoma të luajë si titullar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat