Edon Zhegrova “fërkon duart” pas humbjes ndaj Realit

Futboll

Edon Zhegrova “fërkon duart” pas humbjes ndaj Realit

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 11:28
Zhegrova e Tudor

Sulmuesi shqiptar i Kosovës po përjeton momentin më të keq në karrierë dhe jo për faji të tij.

Trajneri Igor Tudor ka disa ndeshje që e injoron anësorin “Dardan”.

Është e pakuptimtë se përse 26-vjeçari nuk preferohet për t’u aktivizuar në fushë. Humbja (1:0) me Realin, duket se i ka dhënë “goditjen” finale trajnerit Tudor që Juvja ta shkarkojë.

Plotë 7 ndeshje radhazi ku “Zonja e Vjetër” nuk merr fitore, duke shkaktuar pakënaqësi mes tifozëve rreth kësaj situate.

Në rast se gjithçka shkon sipas planit, ashtu siç raportojnë mediat italiane (largimi i Tudor), do të ishte një rast për Zhegrovën që të marr minuta dhe të tregoi “arsenalin” posedues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat