Fisnik Asllani në formacionin e javës në Bundesliga

Futboll

Fisnik Asllani në formacionin e javës në Bundesliga

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 12:56
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani ka vazhduar duke shkëlqyer në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren e Hoffenheim 3-1 ndaj Heidenheim.

Për reprezentuesin dardan ky ishte goli i pestë në Bundesliga në 8 ndeshje të zhvilluara, teksa ka edhe një asistim.

Falë paraqitjes fantastike në fundjavë, Asllani ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesliga nga SofaScore.

Asllani mori notën 8,7, apo futbollisti i katërt më i vlerësuar në Bundesliga. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat