Juventusi shkruan sërish për Zhegrovën dhe Kosovën

Futboll

Juventusi shkruan sërish për Zhegrovën dhe Kosovën

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 18:29
Edon Zhegrova

Ekipi italian, Juventusi nuk po i ndal postimet për futbollistin nga Kosova, Edon Zhegrova.

Një të tillë e ka bërë sot, pikërisht në ditën e ndeshjes Kosovë – Zvicër, e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

“Vendi i Playoff u sigurua, por edhe një ndeshje ka mbetur! Edon Zhegrova dhe skuadra ende presin Zvicrën në finalen e Grupit B!”, thuhej në postimin e “Zonjës së Vjetër”.

Edon Zhegrova nuk pati fare minuta në ndeshjen ndaj Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa pritet që sonte të ketë minuta në dispozicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat