Shqiptari i Kosovës suspendohet për dy ndeshje në Zvicër

Futboll

Shqiptari i Kosovës suspendohet për dy ndeshje në Zvicër

Nga: K.Goca Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 21:46
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Kosova, Uran Bislimi, që luan për Luganon, bëri një ndërhyrje të pamatur ndaj portierit të Thun-it, Steffen. 

Kësisoj ai është përjashtuar me karton të kuq në minutën  e 74-të gjatë ndeshjes së luajtur të shtunën që e lamë pas.

“Bislimi pezullohet për dy ndeshje.

Bislimi do të humbasë dy ndeshjet e ekipit të tij kundër FC Sion (më 29 nëntor) dhe Lausanne (më 7 dhjetor)“, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat