Drita kthehet me pikë nga Malisheva

Futboll

Drita kthehet me pikë nga Malisheva

Nga: K.G. Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 14:59
Pamje nga ndeshja

Malisheva dhe Drita luajtën  baras (1:1) në ndeshjen e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Minutat e fundit e tradhtuan Dritën që të kthehet me pikë të plota nga stadiumi "Liman Gegaj" në Malishevë.

Për Malishevën shënoi Xhemajl Ibishinë minutën e 88-të dhe për Dritën Jorgo Pëllumbi. 

Një pikë e madhe për Malishevën e cila mban vendin e katërt me 27 pikë. 

Drita renditet në vend të pestë me 26 pikë, por ka një ndeshje më pak me Prishtinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat