Palace, pagoi rreth 33 milionë funte

Futboll

Palace, pagoi rreth 33 milionë funte

Më: 2 janar 2026 Në ora: 17:26
Brennan Johnson

2026 ka nisur me një blerje të madhe në Premierligë.

Ajo vjen nga Crystal Palace, të cilët zyrtarizuan blerjen e uellsianit Brennan Johnson nga Tottenham Hotspur.

Palace, pagoi rreth 33 milionë funte për shërbimet e Johnson, i cili është edhe blerja më e shtrenjtë e fituesëve të “FA Cup”.

Ai shihet si zëvëndësuesi direkt i Eberechi Ezes, që u largua drejt Arsenalit në verë.

Johnson, kishte pasur sukses te Tottenhami pasi që ishte ai i cili shënoi golin që i solli klubit titullin e parë pas 17 vitesh, atë të Europa League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat