Chelsea rivalizon Arsenalin dhe Man Utd për talentin francez

Futboll

Chelsea rivalizon Arsenalin dhe Man Utd për talentin francez

Më: 16 janar 2026 Në ora: 15:42
Jacquet

Chelsea janë gati të konkurrojnë me skuadrat si Arsenal dhe Manchester United për transferimin e mundshëm të mbrojtësit qendror të Rennes, Jeremy Jacquet.

Sipas raportimeve nga Daily Briefing, thuhet se “Blutë” e kanë shtuar Jacquet në listën e tyre të objektivave teksa kërkojnë një përforcim të ri mbrojtës këtë janar.

Ky talent i ri francez është gjithashtu në radar të Arsenalit, ndërsa Manchester United e ka monitoruar gjithashtu.

Jacquet mund të largohet nga Rennes për rreth 30 milionë euro dhe duket e pashmangshme që ai së shpejti të transferohet te një klub më i madh, sidomos me këtë çmim të volitshëm.

Jacquet do të ketë një zgjedhje për të bërë nëse vijnë oferta nga të tre klubet:

Chelsea, Arsenal dhe Man United. Të tre këto klube janë emra të mëdhenj në futboll, por secila lëvizje ka anët pozitive dhe negative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat