Pesë gola në Baku, skuadra gjermane shuan shpresat për play-off

Futboll

Pesë gola në Baku, skuadra gjermane shuan shpresat për play-off

Më: 21 janar 2026 Në ora: 20:41
Qarabag

Qarabag nga Azerbajxhani ka befasuar skuadrën gjermane Eintracht Frankfurti, duke e mposhtur me rezultat 3:2 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Champions League në futboll.

Qarabag është në lojë për një vend në play-oiff, por pa shpresa mbetet skuadra gjermane.

Ndeshje me pesë gola në Baku e me kthesa në rezultat.

Për Qarabag shënuan Duran (4' e 80') e Mustafazada (90+4’) dhe për Eintracht Uzun (10') e Chaibi (78'-nga penalltia).

Qarabag është në vend të 17-të me 10 pikë e Eintracht është në të 33-tin me 4 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat