Malisheva ndal tre pikë në përballjen me Prishtinën e Re

Futboll

Malisheva ndal tre pikë në përballjen me Prishtinën e Re

Nga: K.G. Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 14:55
Malisheva

Malisheva ka arkëtuar tre pikë të mëdha në luftë për katër vendet e para në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra e Malishevës e ka mposhtur me rezultat 1:0 Prishtinën e Re, në takimin e javës së 19-të.

Prishtina e Re është në krizë të thellë, për faktin se gjendet në fundin e tabelës me vetëm 15 pikë të grumbulluara, 6 më pak se pozita e tetë.

Futbollisti Etnik Brruti shënoi nga penalltia në minutën e 37-të.

Malisheva ngritet në vend të katërt me 30 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat