Deco: Mos u fiksoni, nuk ka si Lewandowski në 10 vitet e fundit

Futboll

Deco: Mos u fiksoni, nuk ka si Lewandowski në 10 vitet e fundit

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 14:38
Deco

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, foli për “SPORT” mbi të ardhmen e skuadrës

. Për Szczesny: “Ka edhe një vit kontratë. Jemi të kënaqur, është shumë pozitiv dhe ndihmon dinamikën e dhomës së zhveshjes”.

Për Ter Stegen: “Zgjodhi operacionin. Tani duhet të rikuperohet me qetësi”. 

Për Christensen, që i skadon kontrata në qershor: “Na ka dhënë shumë, por dëmtimet e kanë penalizuar.

Do t’i ofrojmë diçka të drejtë; pastaj vendos vetë”. Edhe Lewandowski është në skadencë:

“Koha do ta tregojë, duhet të sqarojmë ‘fair play financiar’ dhe të ardhmen e skuadrës”.

Ferran Torres: “E vlerësojmë shumë, ka kontratë të rëndësishme dhe duam ta mbajmë”. Për Rashford: “Pranoi uljen e pagës për të ardhur te ne. Na jep shumë në fushë”. Për “9”-shin:

“Mos u fiksoni, nuk ka si Robert në 10 vitet e fundit. Duhet profil teknik, që lidhet me ekipin”. Qendërmbrojtës i majtë:

“Kemi Gerard pas largimit të Iñigo dhe të rinj në zhvillim. Do të shohim deri në fund të sezonit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat