Shkëndija superiore ndaj Tikveshit në Kavadar

Futboll

Shkëndija superiore ndaj Tikveshit në Kavadar

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 15:27
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës në stilin e kampionit në Kavadar, duke i shkaktuar humbje të thellë Tikveshit me rezultat 4:1, në takimin e javës së 18-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.

Skuadra shqiptare e dominoi përballjen dhe pa problem ka importuar pikë të plota.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Stojkoskit në minutën e 24-të të ndeshjes.

Shkëndija këndellet në vazhdim të sfidës duke shënuar katër gola: Tamba (45+1'), Meliqi (48'), Zejnullai (66') e Ndzengue (78').

Shkëndija renditet në vend të dytë me 42 pikë, tre më pak se lideri Vardari. Tikveshi mban pozitën e shtatë me 21 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat