Shqiptarët e Kosovës bëjnë shqiponjën dykrenare në Bundesliga, kjo i çmend serbët

Futboll

Shqiptarët e Kosovës bëjnë shqiponjën dykrenare në Bundesliga, kjo i çmend serbët

Nga: K.Goca Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 17:39
Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari

Sa bukur, sa krenari!

Një fotografi që nuk paguhet me miliona euro, një moment madhështor në nivelin më të lartë të futbollit gjerman, në Bundesliga.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë 3:0 të TSG 1899 Hoffenheim ndaj SC Freiburg.

Tre yjet nga Kosova festuan golin e Asllanit me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Momente të tilla tregojnë sa larg kanë arritur futbollistët tanë dhe sa dinjitetshëm përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat