Real fiton bindshëm, merr kreun e tabelës

Futboll

Real fiton bindshëm, merr kreun e tabelës

Nga: K.G. Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Real Madridit përkundër mungesave si Bellingham, Rodrygo dhe Mbappe që qëndrojë në bankë, ngadhënjyen me rezultat të thellë (4:1) ndaj Sociedadit, në takimin e javës së 24-të në Kampionatin e Spanjës.

Reali e ishte jashtëzakonisht i mirë sidomos në 45 minutat e parë kur udhëhoqi me 3:1.

Duhet veçuar golin e minutës së 31-të, Valverde nga 16 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të majtë të Sociedadit, 3:1.

Për Realin shënuan G. Garcia (5'), Vinicius Junior (25' - nga penalltia e 48'-nga penalltia), Valverde (31') e për Sociedadin Oyarzabal (21'-nga penalltia)

Reali kryeson me 60 pikë ka dy pikë e një ndeshje më shumë se Barcelona.

Sociedad e zë vendin e tetë me 31 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat