Zotëronte një vend në “Old Trafford” prej 77 vitesh

Futboll

Zotëronte një vend në “Old Trafford” prej 77 vitesh

Më: 25 mars 2026 Në ora: 21:09
Sir Jim Ratcliffe

Në Manchester ka ndodhur diçka që askush nuk e priste.

Një tifoz, i cili kishte trashëguar vendin në “Old Trafford” nga paraardhësit e tij ka humbur mundësinë për të vazhduar traditën, pasi presidenti i United ka vendosur që të shndërrojë sektorin pas porte në një lozhë VIP.

Tifozi 76-vjeçar zotëronte një abonim, të cilin e kishte të trashëguar nga babai i tij, i cili kishte nisur traditën plot 77 vite më parë.

Tony Riley, ç’do fundjavë kur luan United udhëton rreth dy orë për të mbërritur në “Old Trafford” pasi familja e tij zotëron një vend në stadium që prej 1949-ës.

Sir Jim Ratcliffe ka vendosur për të prishur abonimin e 1100 tifozëve pasi sektorin e tyre do të kthejë në lozhë VIP, të cilët për një vend do të duhet që të paguajnë plot 425 paund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat