Torino synon Ylber Ramadanin

Futboll

Torino synon Ylber Ramadanin

Më: 2 prill 2026 Në ora: 22:04
Ylber Ramadani

Torinos po fillon të lëvizë në merkato, por me ide gjithnjë e më të qarta.

Ndër emrat që kanë dalë në orët e fundit është Ylber Ramadani, një mesfushor që D’Aversa e njeh mirë dhe që mund të bëhet një lojtar kyç në riformësimin e mesfushës së skuadrës “Granata”.

Siç është raportuar nga “Tuttosport”, ky nuk është vetëm një sugjerim.

Lidhja midis trajnerit dhe lojtarit daton që nga koha e tij te Lecce, ku Ramadani e vendosi veten si një nga lojtarët më të besueshëm në sistem.

Edhe financiarisht, marrëveshja duket e përballueshme. Kostoja është rreth 2.5 milionë euro, një shumë modeste për një lojtar që është mësuar tashmë me Serie A dhe që ende ofron të ardhura tërheqëse.

Është një investim që Torino mund ta përballojë lehtësisht, veçanërisht nëse realizohen disa transferime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat