E ardhmja e Carlo Ancelottit do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me Kombëtaren e Brazilit.
Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Samir Xaud, ka konfirmuar se palët janë një hap larg marrëveshjes për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2030.
Sipas drejtuesve të futbollit brazilian, kontrata e re pritet të nënshkruhet përpara Botërorit, pasi të zgjidhen disa detaje të fundit juridike.
CBF ka shprehur besim të plotë te tekniku italian, duke e konsideruar atë njeriun e duhur për të udhëhequr “Seleçaon” në projektin afatgjatë.