Rudiger përfshihet në një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes!
Lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudigeri është përfshirë në një përplasje verbale të tensionuar me një lojtar tjetër të Real Madridit në zhveshtoren e ekipit.
Sipas raportimeve nga “The Athletic”, mbrojtësi gjerman ka qenë vetë iniciatori i debatit, i cili është përshkallëzuar për disa momente brenda ambientit të ekipit.
Megjithatë, më pas Rudiger ka kërkuar falje për sjelljen e tij, duke e mbyllur situatën brenda skuadrës dhe duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.