Leon Parduzi debuton me asist në Bundesliga II

Futboll

Leon Parduzi debuton me asist në Bundesliga II

Nga: K.G. Më: 17 maj 2026 Në ora: 20:39
Leon Parduzi

Një emër i ri në futbollin gjerman po del në skenë: Leon Parduzi, talenti nga Kosova, ka debutuar me asist në Bundesliga 2 me Holstein Kiel.

Mbrojtësi i krahut të majtë, vetëm 19 vjeç dhe reprezentues i Kosovës U21, u inkuadrua në minutën e 74-të në ndeshjen ndaj Dynamo Dresden dhe arriti të lërë menjëherë gjurmë.

Në minutën e 81-të ai dhuroi asistin për golin e shënuar nga Harres.

Megjithatë, ndeshja përfundoi me fitore 2:1 për Dynamo Dresdenin.

Holstein Kiel e mbylli sezonin në vendin e 12-të me 41 pikë, po aq sa edhe Dresdeni në vendin e 11-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat