Qendërmbrojtësi i Torinos, Ardian Ismajli, është kthyer në stërvitje me grupin pas dëmtimit në kofshë dhe synon një vend në formacionin titullar në derbi.
“Pas humbjes ndaj Cagliarit, Torino po përgatitet për ndeshjen e fundit të sezonit 2025/26. Të dielën në mbrëmje, në orën 20:45, në stadiumin “Olimpico Grande Torino” do të luhet derbi i madh i qytetit, “Derby della Mole” kundër Juventus, ndeshja e fundit e sezonit për “granatat”.
Për këtë sfidë, skuadra do të ketë edhe mbështetjen e “Curva Maratona”, e cila ka pezulluar përkohësisht protestën ndaj klubit për të qenë e pranishme në përballjen me rivalët e përjetshëm.
Në prag të derbit, trajneri Roberto D’Aversa rikthen edhe Ardian Ismajli.
Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit për shkak të një problemi në bicepsin femoral, është kthyer në stërvitje me grupin dhe tashmë kandidon për një vend titullari.
Ai ishte ndër më të mirët në ndeshjen e parë dhe mund të rikthehet sërish në qendër të mbrojtjes, duke udhëhequr repartin defensiv pas rreth një muaji mungesë”, shkruan mediumi “Toro”
“Që nga ardhja e D’Aversa-s – trajneri që e kishte stërvitur edhe te Empoli, Ismajli pothuajse nuk e kishte lënë fushën, përveç ndeshjeve të humbura për shkak të pezullimeve ose dëmtimeve.
Ismajli ka qenë titullar ndaj Lazios, Napolit, Parmas, Milanit, Pisas, Veronas dhe Interit, duke luajtur ndeshje të plota.
Që nga ardhja e D’Aversa-s, ai ka munguar vetëm në ndeshjen me Cremonesen për shkak të kartonit të kuq dhe në tri ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit në bicepsin femoral.
Problemet fizike kanë qenë të përsëritura gjatë gjithë sezonit. Në total, Ismajli ka humbur 13 ndeshje, 12 prej tyre për shkak të lëndimeve. Dëmtimi i parë erdhi në gusht, kur një problem muskulor në kofshë e la jashtë dy javëve të para të kampionatit. Më pas u rikthye një tjetër problem i ngjashëm në ndeshjen ndaj Lazios në javën e gjashtë.
Në nëntor u ndal sërish, duke munguar ndaj Comos, Lecces dhe Milanit, ndërsa në shkurt mungoi në ndeshjet ndaj Lecces, Fiorentinas dhe Bolognas:, shkruan më tej.