Trajneri largohet nga kampionët

Futboll

Trajneri largohet nga kampionët

Më: 22 maj 2026 Në ora: 10:21
Naci Sensoy

Trajneri largohet nga kampionët!

Naci Sensoy nuk do të jetë më trajner i Laçit. Vetëm pas një viti bashkëpunim, klubi i Superiores dhe trajneri 67-vjeçar kanë vendosur që të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Sensoy i udhëhoqi kurbinasit drejt suksesit, duke i shpallur kampionë në Kategorinë e Parë. Mirëpo, bashkëpunimi i tyre nuk ka zgjatur më shumë, me Laçin që mbetet pa trajner.

Tashmë, klubi kurbinas nis nga puna për trajnerin e ri. Drejtuesit po punojnë për “timonierin” e ardhshëm dhe ndërtimin e një skuadre konkurruese për elitën e futbollit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat