Pelisteri frikë nga Shkëndija e Haraçinës

Futboll

Pelisteri frikë nga Shkëndija e Haraçinës

Nga: K.G. Më: 30 maj 2026 Në ora: 15:41
Manastiri

Nesër sezoni i futbollit në Maqedoninë e Veriut mbyllet zyrtarisht me ndeshjet e barazhit për mbetje, respektivisht për sigurimin e pjesëmarrjes në elitën e futbollit.

Pelisteri, siç dihet tashmë, do të përballet me skuadrën e Shkëndijës së Haraçinës, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në Kavadar, me fillim nga ora 16:30.

“Banorët e Manastirit as që duan ta mendojnë rënien në Ligën e Dytë, prandaj në qytet prej disa ditësh po krijohet seriozisht atmosfera rreth kësaj sfide.

Tifozët “Çkembari” po planifikojnë një karvan të madh tifozësh drejt Kavadarit, ku sigurisht do t’i presin të gatshëm edhe “vëllezërit” e tyre në tifozëri, “Lozari” të Kavadarit”, shkruan media maqedone “Sportsport”. 

Pelisteri ka frikë nga Shkëndija e Haraçinës, ngase kjo e fundit ka ekip të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat