Ballkani shpallet kampion i Superligës U19, siguron pjesëmarrjen në UEFA Youth League

Futboll

Ballkani shpallet kampion i Superligës U19, siguron pjesëmarrjen në UEFA Youth League

Më: 31 maj 2026 Në ora: 13:24
Skuadra e Ballkanit

Skuadra e Ballkanit është kurorëzuar kampione e Superligës U19 për edicionin garues 2025/26.

Portokallezinjtë e siguruan titullin pas barazimit 1:1 ndaj Llapit, në ndeshjen e fundit të kampionatit të zhvilluar si mysafirë.

Ky rezultat i mjaftoi Ballkanit për ta mbyllur edicionin në pozitën e parë me 72 pikë, katër më shumë se Prishtina, e cila në xhiron e fundit u mposht nga QS Prishtina me rezultat 2:0.

Trofeun e kampionit për futbollistët e rinj të Ballkanit e dorëzoi nënkryetari i FFK-së, Agim Dibrani, i cili i përgëzoi lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit për suksesin e arritur.

Me këtë titull, Ballkani U19 siguron për herë të parë pjesëmarrjen në UEFA Youth League, garë në të cilën në dy edicionet paraprake Kosovën e ka përfaqësuar skuadra e 2 Korrikut U19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat