Guardiola merr zyrtarisht një ofertë multi-milionëshe

Futboll

Guardiola merr zyrtarisht një ofertë multi-milionëshe

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 17:59
Pep Guardiola

Nuk ka kaluar as një muaj nga largimi i Pep Guardiolës si trajner i Manchester City, pas plot 10 sezonesh.

Daily Mirror zbulon se spanjolli ka marrë së fundmi një ofertë multi-milionëshe nga MLS.

Bëhet fjalë për Inter Miami, me pronar David Beckham, i cili ka menduar të bashkojë Guardiolën sërish me Lionel Messin, por trajneri spanjoll nuk ka marrë shumë kohë për të menduar dhe ka refuzuar direkt.

Sipas raportimit në fjalë, planet e Guardiolës për momentin përfshijnë një pushim të gjatë dhe pritjen për të filluar një fazë të re në karrierë, për të drejtuar këtë herë një kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat