Ylli i Gjermanisë thyen heshtjen pas lëndimit

Futboll

Ylli i Gjermanisë thyen heshtjen pas lëndimit

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 21:00
Bayerni

Ylli i Gjermanisë, Lennart Karl, ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale pas largimit të hidhur nga Kupa e Botës.

“Nuk e di as nga t’ia nis, por më dhemb jashtëzakonisht shumë që duhet ta humbas turneun më të madh”, ka shkruar Karl në Instagram.

Talenti në rritje i Bayern Munich pësoi një këputje muskulore gjatë seancës së fundit stërvitore, në prag të miqësores së së shtunës ndaj SHBA-së në Çikago, dhe për rrjedhojë do ta humbasë Botërorin e tij të parë.

“Bëra gjithçka që të isha gati për Kupën e Botës. Fatkeqësisht, lëndimet shpesh godasin në momentin më të keq të mundshëm”, u shpreh ylli gjerman.

Ai e kishte fituar vendin në skuadër falë një sezoni të fortë debutues te Bayern dhe paraqitjeve bindëse në debutimin e tij me kombëtaren në muajin mars.

“I uroj ekipit tim çdo sukses dhe do t’i mbështes çdo minutë. Do të rikthehem më i fortë, e premtoj”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat