Meksikë-Afrikë e Jugut hap Botërorin 2026

Futboll

Meksikë-Afrikë e Jugut hap Botërorin 2026

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 13:36
Meksika

Sfida mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut përsëritet pas 16 vitesh, pikërisht në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 sot në orën 21:00.

Nga Johanesburgu ku përfundoi në barazim 1:1 në Meksiko Siti, përballja mes këtyre përfaqësueseve do të çelë turneun që për herë të parë ka 48 pjesëmarrës.

Meksika që është edhe një nga vendet mikpritëse të Kupës së Botës duket më favorite edhe për historinë që ka te pjesëmarrjet në këtë aktivitet.

Statistikat janë në anën e skuadrës meksikane që nuk e ka humbur asnjë nga ndeshjet hapëse në 7 Botërorët e fundit, 5 fitore dhe 2 barazime.

Meksika konsiderohet edhe favortite në Grupin A ku ndodhet dhe Koreja e Jugut e Çekia. Afrika e Jugut ka pjesëmarrjen e saj të katërt në një Kupë Bote, por nuk e ka kaluar asnjëherë fazën e grupeve.

Stadiumi historik Azteca pritet të jetë i mbushur me rreth 87 mijë spektatorë për ta kthyer në një festë.

Po për Grupin A, por në orën 04:00 të së premtes në Guadalahara do të luhet sfida Kore e Jugut – Çeki, që do të transmetohet sërish në TV Klan.

Të dy ekipet janë përballur më herët vetëm në miqësore, ku secili ka nga 1 fitore, ndërsa 1 tjetër është mbyllur në barazim.

Për Çekinë që ka mbërritur 2 herë në finalen e Botërorit por pa e fituar trofeun është një rikthim në këtë turne pas 20 vitesh mungesë.

Koreja e Jugut ka marrë pjesë rregullisht në Kupën e Botës prej 1986, ndërsa rezultati më i mirë është vendi i katërt në 2002 kur organizoi aktivitetin sëbashku me Japoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat