Edin Xheko, kapiteni i Bosnjës dhe Hercegovinës, ka folur për kanalin e FIFA-s në prag të fillimit të Kampionatit Botëror që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Bosnja e Hercegovina ndeshjen e parë në Botëror do ta zhvillojë nesër nga ora 21:00, kundër njërit prej nikoqirëve të turneut, Kanada.
Xheko veçoi atmosferën dhe mbështetjen e tifozëve boshnjakë, duke përmendur veçanërisht ndeshjen miqësore ndaj Panamas në St. Louis, ku rreth 20 mijë tifozë boshnjakë kishin mbushur stadiumin.
“Mendoj se jemi një nga kombëtare e rrallë që ka mbështetje kudo në botë”, tha Xheko.
Pas përballjes me Kanadanë, Bosnja do të luajë ndaj Zvicrës më 18 qershor, ndërsa fazën e grupeve do ta mbyllë kundër Katarit më 24 qershor.