Specialisti i futbollit, Arian Peço, analizoi ndeshjen që Gjermania fitoi thellë 7:1 ndaj Kurasaos. Edhe pse “Panzerat”, fituan thellë për Peçon është ende shpejt për të thënë se Gjermania është pretende pasi kundërshtari që ato luajtën ishte shumë i dobët.
“Unë mendoj se për të thënë që është pretendente është pak si shpejt pasi luajti kundër një ekipi shumë të dobët.
Ndaj një ekipi ndoshta më të dobëtit në këtë kampionat botëror. Mendoj se Gjermania bëri detyrën e vet.
Shënoi 7 gola, u fut pak në vështirësi në pjesën e parë në momentin kur Kurasao shënoi atë golin e barazimit por reagoi shumë mirë”, tha Peço.
Peço shtoi se Gjermania bëri detyrën.
“Gjermania bëri detyrën. Pamë disa gjëra të mira nga Gjermania, sidomos në pjesën e parë, mënyra se si luajti.
Më pëlqeu shumë Musiala, më pëlqeu shumë Wirtz. Nga ana e saj e përmbush detyrën plotësisht”, u shpreh Peço.