Brazili nuk përmbahet ndaj Skocisë, kualifikohet edhe Maroku

Futboll

Brazili nuk përmbahet ndaj Skocisë, kualifikohet edhe Maroku

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 qershor 2026 Në ora: 23:53 Përditësuar në ora: 02:00 më 25.06.2026
Pamje nga ndeshja

Brazili superior

Brazili dhe Maroku janë kualifikuar në të 16-shen e finales së Kampionatit Botëror në futboll.

Brazili ka treguar forcën e tij ndaj Skocisë, duke triumfuar me rezultat bindës 3:0 në ndeshjen e fundit të Grupit C.

Grupi C
Skocia – Brazili 0:3
Maroku – Haiti 4:2

Tabela
1. Brazili 3 2 1 0 7:1 7
2. Maroku 3 2 1 0 6:3 7
3. Skocia 3 1 0 2 1:4 3
4. Haiti 3 0 0 3 2:8 0

Brazilianët e kanë mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Maroku është renditur i dyti me 7 pikë. Skocia ka përfunduar me 3 pikë, kurse Haiti i fundit me 0 pikë dhe paketon valixhet për në shtëpi.

Skocia- Brazil 0:3
Stadiumi "Hard Rock", Miami
Shikues: 64.478.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Shënues: Vinicius Junior (7'' e 45+3, Cunha (60')
Kartona të verdhë: Christie - Danilo, Fabinho..
Skocia: Gunn, Robertson (Tierney 46'), Hendry, McKenna, Patterson (Ralston 82'), McGinn (Curtis 90+1'), Ferguson, McLean, Gannoan-Doak (Christie 82'), McTominay, Shankland (Adams 90+1') .
Brazili: Alisson, Danilo, Maqruinhos, Gabriel, Douglas (Alex Sandro 82') Santos, Bruno Guimaraes, Casemiro (Fabinho 65'), Lucas Paqueta (Martinelli 65'), Rayan (Endrick 82'), Vinicius, Cunha (Nexmar 76')..

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Brazilin. Në minutën e 7-të, një gabim në mbrojtjen skoceze i dha mundësi Vinícius Junior, i cili nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 0:1.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+3, Bruno Guimarães asistoi bukur për Vinícius Juniorin, i cili brenda zonës realizoi me kokë në anën e djathtë të portës për 0:2.

Brazili e vulosi fitoren në minutën e 60-të. Matheus Cunha tregoi zgjuarsi brenda zonës dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të majtë shënoi për rezultatin përfundimtar 0:3.

Në minutën e 76-të Neymar u inkuadrua në fushë, duke u rikthyer nga lëndimi që është një gëzim i madh për brazilianët.

Vinicius Junior - shënues i dyfishtë

(E plotësuar) - 85' Neymar (Brazil) dërgon një krosim të mrekullueshëm nga goditja e këndit.

83' Cesar Arturo Ramos i jep karton të verdhë Fabinhos (Brazil), i cili nuk është i befasuar pasi ndërhyrja ishte shumë e fortë dhe në fund.

77' Gjyqtari sinjalizon një zëvendësim. Neymar (Brazil) futet në fushë si zëvendësues në vend të Matheus Cunha.

Skocia- Brazil 0:3

Stadiumi "Hard Rock", Miami
Shikues: 64.478.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).

Shënues: Vinicius Junior (7'' e 45+3, Cunha (60')

Kartona të verdhë: Christie - Danilo, Fabinho..

Skocia: Gunn, Robertson (Tierney 46'), Hendry, McKenna, Patterson (Ralston 82'), McGinn (Curtis 90+1'), Ferguson, McLean, Gannoan-Doak (Christie 82'), McTominay, Shankland (Adams 90+1') .

Brazili: Alisson, Danilo, Maqruinhos, Gabriel, Douglas (Alex Sandro 82') Santos, Bruno Guimaraes, Casemiro (Fabinho 65'), Lucas Paqueta (Martinelli 65'), Rayan (Endrick 82'), Vinicius, Cunha (Nexmar 76')..

72' Shikues jantë 64.478.

64' Alisson bën një pritje të shkëlqyer për të penguar një gjuajtje me kokë, e cila u dërgua me kokë drejt shtyllës së djathtë nga Scott McTominay (Skoci).

60’ Matheus Cunha (Brazil) tregon zgjuarsi brenda zonës dhe gjuan në këndin e poshtëm të majtë, 0:3.

53' Nathan Patterson (Skoci) përpiqet të kapë një pasim që e shkatërron mbrojtjen, por njëri nga lojtarët mbrojtës e ndërpret dhe rreziku kalon.

50' Scott McTominay (Skoci) kërcen më lart dhe harkon mirë topin, por goditja e tij me kokë drejt mesit të portës pritet mirë nga Alisson.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+3 Bruno Guimaraes asiston për bukuri, Vinicius Junior (Brazil) në 16-sh dhe shënon me kokë në anën e djathtë të portës, 0:2.

45' Brazili po tregon lojë të mirë.

42' Matheus Cunha (Brazil) e dërgon topin drejt portës nga buza e zonës së penalltisë, por gjuajtja e tij fluturon vetëm disa centimetra larg shtyllës së majtë.

36' Topi del jashtë loje dhe Skocia do të ketë një goditje nga porta.

32' Skocia nuk arriti të shfrytëzonte goditjen nga këndi, pasi mbrojtja kundërshtare ishte vigjilente dhe e shmangu kërcënimin.

22’  Një gabim katastrofik nga kundërshtari, i cili i ka dhënë një rast Vinicius Junior (Brazil) dhe ky nuk i fali, 0:2 por anulohet goli.

19' Bruno Guimaraes (Brazil) lëkundet në kënd, por nuk arrin të gjejë asnjë nga shokët e ekipit. Një nga mbrojtësit reagon shkëlqyeshëm për ta larguar topin.

16' Lojtarët brazilianë po shkëmbejnë disa pasime të shkurtra.

11' Bruno Guimaraes (Brazil) lëshon një gjuajtje të fuqishme drejt portës, por ajo bllokohet me guxim nga një mbrojtës vetëmohues.

7' Gol! Vinicius Junior (Brazil) e mposht portierin me gjuajtjen e tij.

4' Skocia gëzon një periudhë të posedimit të topit, teksa po shkëmbejnë disa pasime dhe po presin një mundësi për të shënuar.

1' Fillon ndeshja.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacione.

Ky është vendimi për Neymarin!

Publikohen formacionet e ndeshjes Skoci – Brazil, ky është vendimi për Neymarin!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Skocisë dhe Brazilit, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Neymar Junior është i gatshëm për këtë ndeshje, por do të jetë në bankën rezervë.

Brazili aktualisht gjendet në vendin e parë në grupin C me katër pikë, kurse Skocia është e treta me tri pikë.,

Skocia- Brazil
Skocia: Gunn, Robertson, Hendry, McKenna, Patterson, McGinn, Ferguson, McLean, Gannoan-Doak, McTominay, Shankland.

Brazili: Alisson, Danilo, Maqruinhos, Gabriel, Douglas Santos, Bruno Guimaraes, Casemiro, Lucas Paqueta, Rayan, Vinicius, Cunha..

Publikohen formacionet e Skoci - Brazil

Brazili përballet me Skocinë, në një përballje delikate, ku të dyja kombëtaret janë në kërkim të pikëve.
“Selecaos” vijnë si favoritë, por skocezët kanë treguar se mund të bëjnë surprizën.

Paralelisht, Maroku sfidon Haitin. Marokenët vijnë të avantazhuar, ku përveç fitores, duan edhe goleadë, për vendin e parë.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ndeshjeve.

Skocia- Brazil

Skocia: Gunn, Robertson, Hendry, McKenna, Patterson, McGinn, Ferguson, McLean, Gannoan-Doak, McTominay, Shankland.

Brazili: Alisson, Danilo, Maqruinhos, Gabriel, Douglas Santos, Bruno Guimaraes, Casemiro, Lucas Paqueta, Rayan, Vinicius, Cunha..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat