Nis sezoni evropian edhe për gjyqtarët e Kosovës

Futboll

Nis sezoni evropian edhe për gjyqtarët e Kosovës

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 14:45
Visar Kastrati

UEFA i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme ekipit të gjyqtarëve nga Kosova, duke deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League 2026–27 ndërmjet CSKA Sofia dhe Derry City F.C.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 korrik në Sofje.

Kastrati do të asistohet nga: Asistentë: Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatovci.

Gjyqtar i katërt: Valon Bajgora.

AVAR: Genc Nuza, ndërsa VAR do të jetë gjermani Sören Storks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat